Home Fun SHBA: Lindje nga ’embrioni i ngrirë’, vjen në jetë foshnja pas 27...

SHBA: Lindje nga ’embrioni i ngrirë’, vjen në jetë foshnja pas 27 viteve

Edhe pse Molly Gibson ka vetëm një muaj në jetë, ajo mund të ishte lindur kurdo në këto 27 vitet e fundit. Embrioni i saj u fut në ngrirje në tetor 1992 dhe qëndroi në atë gjendje deri në shkurt 2020, kur Tina dhe Ben Gibson, nga Tenesi, SHBA, e birësuan. Tina e lindi Molly-n në fund të tetorit, rreth 27 vite pas ngrirjes.

Lindja e Molly-t besohet se ka vendosur një rekord të ri, të mbajtur më parë nga motra e saj e vjetër, Emma, e ardhur në jetë gjithashtu pasi ishte vendosur në ngrirje. Megjithatë, rekordet nuk i interesojnë familjes Gibson.

Bebja “27 vjeçare” besohet se ka thyer një rekord 1100x620

“Emma ishte realizimi i dëshirës sonë për të pasur një fëmijë”, tha Tina Gibson për CNN. “Ndërsa Molly është një tjetër histori lumturie, dhe është bukur që kemi thyer një tjetër rekord”.

Emma lindi në nëntor 2017, pasi embirioni i saj kishte qëndruar në ngrirje për 24 vite. Të dyja bebet erdhën në jetë falë ndihmës së Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Embrioneve, në SHBA, ku embrionet ruhen në ngrirje deri sa gjendet një familje që dëshiron t’i birësojë.

Nga statistikat e qendrës në fjalë rezulton që lindja e dy vajzave është një mrekulli. Rreth 75{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} e embrioneve i mbijetojnë transferimit nga trupi i nënës biologjike në ngrirje, ndërsa 25-30{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} e të gjitha transferimeve të embrioneve në mitër kanë sukses.

Most Popular