Home Fun Ky është qyteti “fantazmë” që duket si një luftanije

Ky është qyteti “fantazmë” që duket si një luftanije

Ishulli Hashima ndodhet në jug të Japonisë, dhe njihet gjithashtu si ‘Battleship Island’ pasi duket si një luftanije gjigande. Ajo që e bën ishullin interesant është se njihet si një qytet fantazmë për më shumë se 40 vitesh.

Ishulli është i rrethuar nga mure të larta prej betoni në mënyrë që të mos preket nga tajfunët dhe cunamet. Popullsia e tij shkoi në zero në në 1974 dhe që nga ajo kohë njihet si një qytet fantazmë për shkak se njerëzit u larguan nga ishulli në pamundësi për të gjetur punë.

Ishulli qëndroi nën pronësinë e Mitsubishi për 38 vite dhe më pas iu dha administratës së qytetit Nagasaki falas në 2009. Ai u përfshi në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në korrik 2015 pasi është një tregues i rëndësishëm i revolucionit industrial të ishullit. /abcnews.al

Most Popular