Home Sport Mesfushori i kërkuar nga Reali e shkarkon agjentin, mirë apo keq për...

Mesfushori i kërkuar nga Reali e shkarkon agjentin, mirë apo keq për madrilenët?

Eduardo Camavinga ka ndërprerë bashkëpunimin me agjentin e tij, Moussa Sissoko.

Mesfushori i shumëkërkuar francez ka nënshkruar me “Stellar Group” e cila është tashmë një nga agjencitë më të suksesshme në botë.

Ylli 18-vjeçar i Rennes duket se ka qenë i pakënaqur me agjentin e tij për mbetjen te skuadra franceze në këtë sezon, duke pëlqyer largimin nga Ligue 1.

Por, nuk dihet nëse nënshkrimi me “Stellar Group” do të jetë përparësi apo një hap prapa Realit.

Kjo pasi që David Manassehu është përfaqësues i kësaj agjencie, personi i njëjtë që është menaxher edhe i Gareth Bales.

Zidane ka kërkuar nënshkrimin e Cavamingas, që në janar dhe sipas mediave franceze një pazar i tillë do të ndodhë, sidomos pas Rennes nuk ka arritur ta kalojë grupin në Champions League.

Most Popular