Home Sport Nga "San Paolo" në "Maradona": Priftërinjtë revoltohen për emrin e stadiumit

Nga “San Paolo” në “Maradona”: Priftërinjtë revoltohen për emrin e stadiumit

Në Napoli kanë vendosur që t’i ndryshojnë emrin stadiumit për të nderuar legjendën Diego Maradona, i cili u nda nga jeta më 25 nëntor pas një ataku kardiak. Kjo gjë nuk u ka pëlqyer një grupi priftërinjsh, të cilët i kanë shkruar kryepeshkopit të Napolit, Crescenzio Sepe.

Ata janë kundër që të hiqet emri “San Paolo” që stadiumi ka tani. Kryebashkiaku i Napolit, Luigi De Magistris, njoftoi se propozimi është bërë dhe në ndeshjen me Real Sociedad, pas një jave, procedurat për ta bërë emrin e stadiumit “Diego Armando Maradona” do të kenë përfunduar.

“Il Mattino” ka publikuar një pjesë të letrës së priftërinjve, që është firmosur nga don Salvatore Giuliano, don Luigi Merola, don Carmine Amore, don Lello Ponticelli dhe don Armando Sannino.

“Me përulësi ne ndjejmë përgjegjësinë t’ua themi. Të gjithë jemi dakord, që të mos fshihet e shkuara. Do të ishte mirë të emërtohej stadiumi San Paolo -Maradona, si në Milano që është San Siro-Meazza. Do të ishte kompromisi i duhur për të shpëtuar besimin dhe për të nderuar kampionin”, shkruhet në letrën e priftërinjve.

Most Popular