Saturday, September 25, 2021

Avdullah Hoti raportin e PE e quan të ndërtuar mbi teori konspirative

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti raportin e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, e konsideron të nderuar mbi teori konspirative dhe pa asnjë të vërtetë brenda tij. Sipas Hotit, ky studim nuk paraqet opinionin e Parlamentit Evropian, por të autorëve.

Kreu i Qeverisë thotë se nga analizat e bëra të dhënat e përdorura për hartimin e këtij raporti janë të paqëndrueshme.

“Raport i ndërtuar plotësisht në teori konspirative pa asnjë të vërtetë dhe unë shpresoj dhe jam i bindur se jemi duke komunikuar tani me zyrtarët e BE-së, të Parlamentit Evropian lidhur me këtë raport. Ky raport nuk opinionin e Parlamentit Evropian por të autorëve dhe duket qartë se në bazë të analizave që i janë bërë raportit dhe të dhënat që janë përdorur në konkludimet e këtij raport janë të paqëndrueshme të pavërteta dhe konspirative”, tha ai.

I pyetur për raportet e tij me të ngarkuarin e ish presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kreu i ekzekutivit tha se komunikimin e kanë të rregullt me të dhe se marrëveshja për normalizim ekonomik në mes Kosovës dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator do të vazhdojë të zbatohet.

“Komunikimin e kemi të rregullt dhe kemi pasur edhe në të kaluarën me të dy kampet politike të SHBA-ve me republikanët dhe demokratët, mirë që është konfirmuar që pavarësisht ndërrimi të administratës atje marrëveshja e nënshkruar në Uashiongton më 4 shtator do vazhdoj të zbatohet dhe jemi duke punuar çdo ditë. Javën që shkoi kemi pasur një takim me DFC-në për të identifikuar çështjet që duhet t’i qojmë përpara si dy qeveri, zotimet që kemi marr për realizimin e këtyre”, tha Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Kosova ka humbur një momentum, por tani është duke punuar shumë që t’i bind vendet anëtare veç e veç.

Edhe njëherë e ka ripërsëritur se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Sa i përket liberalizimit ju e dini që është humbur një momentum tani po punojmë shumë që t’i bindim vendet anëtare veç e veç. Me Gjermanin është punuar edhe në qeverinë e kaluar tash në këtë qeveri po punojmë me Francën dhe me Holandën. Ministrja e Jashtme ka qenë në Holandë është takuar me homologun e saj në Holandë të shohim, është tani vendim i brendshëm i vendeve anëtare. Sa i përket neve si shteti si qeveri siç është konfirmuar në raportin për vendin në tetor të gjitha kushtet si shtet i kemi plotësuar dhe vazhdojmë t’i mbajmë“, theksoi kreu i ekzekutivit.

Kreu i ekzekutivit të gjitha këto komente i ka bërë nga Rahoveci, pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e një shkollë fillore të mesme të ulët “Tre Dëshmorët”, në Vrajakë – Bratotin të Rahovecit./kp