Saturday, October 16, 2021

Floyd Mayweather do të rikthehet sërish në ring

Floyd Mayweather ka bërë të ditur se do të rikthehet në ring për të luftuar sërish.

Kjo do të jetë hera e katërt që 43 vjeçari rikthehet nga pensionimi.

Hera e fundit kur Mayweather u rikthye nga pensionimi, u ndesh me luftarin nga radhët e MMA, Connor McGregor, duel nga i cili doli triumfues.

Tani, amerikani do të ndeshet me një figurë tjetër kontraverse, pasi që kundërshtari i tij nuk është boksier profesionist.

Fjala bëhet për Logan Paul, i cili është një, aktor dhe “Youtuber” dhe nuk ka lidhje me boksin.

Logan në fakt ka të regjistruar një meç boksi, në vitin 2018 ai luftoi me “kolegun” e tij, i cili po ashtu  ishte një “youtouber” nga Britania e Madhe i quajtur, Olajide Olayinka Williams.

Këtë ndeshje, Logan e humbi me TKO.

Tani, ndeshja Mayweather – Logan ,do të zhvillohet me 20 shkurt, 2021.