Monday, September 20, 2021

Kosova i mëson sot kundërshtarët në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2022

Kosova do t’i mësojë kundërshtarët e vet në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës – e cila do të zhvillohet në Katar në vitin 2022 – sot në mbrëmje kur të hedhet shorti në Zurich.

Kombëtarja e Kosovës do të marrë pjesë në kualifikime për Botëror vetëm për herë të dytë në historinë e vet, pas fushatës së parë debutuese dëshpëruese për Botërorin e 2018-s, raporton Gazeta Express.

Shorti hidhet në orën 18:00 në Zurich të Zvicrës.

Kosova renditet në vendin e 117-të në FIFA dhe si pasojë është vendosur në vazon e pestë, apo parafundit, dhe kjo nënkupton që rrezikon të ketë kundërshtarë shumë më të forta në grup.

Sa për ilustrim, Kosova mund të përballet me kombëtare si Belgjika, Zvicra, Finlanda, Shqipëria dhe San Marino.

Për çështje politike, Kosova nuk mund do t’i kenë kundërshtarë në grup kombëtaret si Serbia, Rusia, Ukraina dhe Bosnja.

Ekipet do të ndahen në gjashtë grupe, sipas renditjes alfabetike, nga A në J.

Kosova do të luajë nga dy herë me secilin ekip kundërshtar, në shtëpi dhe në udhëtim, nga marsi deri në nëntor 2021.

Vetëm 13 prej 55 kombëtareve do ta sigurojnë pjesëmarrjen në Katar 2022.

10 fituesit e grupeve kualifikohen automatikisht, ndërsa vendet e dyta luajnë në play-off, ku vetëm tri prej tyre e sigurojnë kualifikimin.