Home Lajme Moti sot në Kosovë, me reshje të shiut dhe erë

Moti sot në Kosovë, me reshje të shiut dhe erë

Java ka nisur me reshje të shiut dhe erë. E në vise më të larta malore Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka parashikuar se viset të larta malore do të bie borë.

Vranësirat të dendura të stadit të mesëm dhe të ulët të troposferës të cilat kanë mbuluar territorin tonë, vazhdojnë të intensifikohen dhe si rezultat parashihen reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Dita e hënë dhe e mërkurë parashihen të jenë me më shumë reshje, për derisa ditët tjera parashihen të kenë më pak reshje edhe ato vende-vende.

Në viset malore, parashihen mundësitë për reshje bore. Situatë e paqëndrueshme pritet të mbajë edhe për gjatë shteteve fqinjë. Maqedonia parashihet të ketë më shumë reshje krahasuar me shtetet tjera të kufirit. Temperaturat në nivel vendi parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjie do të jenë relativisht të mira, kur është fjala te cilësia e ajrit, përfshirë edhe kushtet agrometeorologjike të cilat do të jenë në favorin e bimësisë për shkak të reshjeve.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit, kryesisht në veriperëndim, shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri në 15 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Most Popular