Saturday, September 25, 2021

Setien drejt rikthimit në stol, Barcelona “lutet” të ndodhë

Quique Setien u vendos në krye të Barçës në gjysmë të sezonit të shkuar, por rezultoi një dështim dhe u shkarkua pas humbjes turopëruese ndaj Bayern Munich me shifrat 8-2.

Që në verë ai është i papunë, por duket se do rikthehet në stol. Nga Spanja raportojnë se Setien mund të bëjë një rikthim te Real Betis, ku ka drejtuar për dy vite para se të merrte Barcelonën në drejtim.

62-vjeçari pritet të vendoset në vend te Manuel Pellegrinit, i cili nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin dhe po humb besimin e drejtuesve. Betis ka humbur 7 nga 12 ndeshjet e para në La Liga.

Setien te Betis mbahet mend për lojën e bukur dhe të shpejtë që arriti të instalojë te ekipi. Kalimi i tij te bardhejeshilët ndihmon shumë edhe Barcelonën, e cila mund të shpëtojë nga kontrata e tij, ende e pa mbyllur.