Monday, September 27, 2021

Stefano Pioli shkruan historinë me Milanin

Tjetër ndeshje, tjetër fitore për Milanin në Serie A.

Milani i Stefano Piolit nuk është më një befasi.

Në xhiron e dhjetë, Milan ka marrë tri pikë të arta në udhëtim, duke e mposhtur 2-1 Sampdorian.

Kjo është ndeshja e 30 me radhë në Serie A që Milan shënon të paktën një gol, diçka që nuk e kishin arritur asnjëherë më parë në histori Kuqezinjtë.

Ky rekord tregon se çfarë ekipi ka ndërtuar Pioli dhe se seriozisht, është kandidati numër një për titull.