Home Sport E bujshme, Gjyqtari i 4-t ofendon me fraza raciste Demba Ba, ndërpritet...

E bujshme, Gjyqtari i 4-t ofendon me fraza raciste Demba Ba, ndërpritet sfida PSG-Basaksehir!

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në sfidën mes Paris Saint Germanin dhe Istanbul Basaksehir në grupet e Champions League. Sfida është ndërprerë pas vetëm 16 minutash lojë pasi gjyqtari i 4-t ka bërë një gjest vërtetë të papranueshëm. Sebastian Coltescu iu referua trajnerit të dytë të skuadrës turke kamerunasit Webo me shprehjen “ai djali i zi”. Dy personat po debatonin në lidhje me gjykimin dhe në minutën e 16-të, stoli i Bashakshehirit është ngritur i revoltuar dhe ka lënë takimin në mes.Pas kësaj lojtarët e Basaksehir bojkotuan ndeshjen për racizëm dhe protestën e tyre e ndoqën edhe ata të PSG. Është ndëshkuar me karton të kuq sulmuesi i Basaksehirit Demba Ba për sjellje antisportive. Futbollisti është përplasur me arbitrin e katërt Coltescu duke i shprehur zemërimin për sjelljen skandaloze ndaj stafit teknik të Basakshehirit. Një rast i paprecedentë ky që do të pasohet nga polemika të shumta.

Most Popular