Home Magazina Kush iu bëri sehire e i ndau vëllezërit Berisha nga gratë?

Kush iu bëri sehire e i ndau vëllezërit Berisha nga gratë?

Roberti e Patrisi janë ndarë nga gratë.

Fillimisht ishin Roberti e Nora ata që i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, e pas tyre tani edhe Patrisi e Tuna, shkruan “Kosovarja”.

Pas qetësimit të situatës mes Norës dhe Robertit lajmet u vërshuan me thashetheme për ndarjen e çiftit të dytë Berisha, por që fillimisht e mbajtën të fshehtë.

Por, Tunes siç duket i erdhi në majë të hundës, kështu me një postim të fundit ajo ka befasuar të gjithë ku djalin e saj e quajti Tian Sejdi e jo Berisha.

Kjo ngjalli reagime të shumta, madje edhe ish kunati i saj Roberti reagoi me një foto të Renesë e Tianit duke iu shkruar mbiemrin Berisha.

E hiq më larg se sot edhe vet Patrisi ka reaguar me anë të një videos e mbishkrimit duke ia bërë me dije Tunes edhe njëherë se djali quhet Tian Patris Berisha.

Ky problem familjar ashtu si me rastin e Nores e Robertit nuk iku pa u komentuar nga ndjekësit.

Madje u aludua se meqë dy vëllezërit u ndanë nga gratë mund t’i ketë bërë dikush ‘sehire’.

Se si qëndron e vërteta dhe arsyeja e ndarjes ende nuk dihet në janë vëllezërit fajtor apo Nora dhe Tuna. Kjo mbetet për tu parë.

Rikujtojmë se Tuna edhe sa ishte nuse e familjes Berisha kishte probleme të vazhdueshme me Robertin e thuhej se po e përçanë familjen

Most Popular