Home Lajme Ky është 37 vjeçari që vdiq dje në aksidentin në Komoran, ishte...

Ky është 37 vjeçari që vdiq dje në aksidentin në Komoran, ishte punëtor i ndërtimtarisë

Rreth orës 19:30, një aksident i rëndë ndodhi dje në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht në Komoran.

Në këtë aksident u përfshinë tri vetura, ndërsa një person s’arriti t’u shpëtojë plagëve, duke vdekur rrugës për në QKUK.

Burime të IndeksOnline mësojnë se viktima është Salih Bytyqi nga fshati Fushticë e Epërme e Drenasit.

I ndjeri ishte 37 vjeç ishte i martuar dhe ka lënë pas disa fëmijë, ndërsa ishtë punëtor në ndërtimtari.

IndeksOnline ka raportur dhe ka sjellë pamje nga ky aksident i rëndë.

Most Popular