Home Qendrore Latifi 'godet' Atifete Jahjagën: Aq shumë ka bërë operacione, sa vështirë të...

Latifi ‘godet’ Atifete Jahjagën: Aq shumë ka bërë operacione, sa vështirë të njihet

Filozofi Blerim Latifi ka hedhur fjalë të rënda në drejtim të Presidentets, Atifete Jahjaga, duke thënë se të flasësh për barazinë gjinore kur një pjesë të ditës e kalon të kirurgu estetik nuk shkon.

Latifi ka shtuar se është e drejtë e saj të bëjë çfarë të dojë me trupin e saj por kjo gjë bie ndesh, prandaj jep edhe sqarime pse mendon kështuLEXO EDHE:Vrau të riun pas mesnate në Tiranë, arrestohet efektivi i policisë

“Problemi është tjetër kund: ndërhyrjet kirurgjike për të zbukuruar fytyrën bijnë në kundërshtim me misionin e avokatisë së barazisë gjinore dhe emancipimit të grave, në përgjithësi. Pse? Sepse, kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste ku femrat vlerësohen për dukjen e tyre, e jo për personalitetin dhe profesionalizmin e tyre. Kirurgjia estetike e grave është pasojë e një shoqërie maskiliste në të cilën gratë për të avancuar në jetën publike duhet të përdorin strategjitë e joshjes fizike”

Tutje shton kirurgjia estetike e grave është një biznes që reflekton nënshtrimin e tyre ndaj burrave.

“Me fjalë të tjera: kirurgjia estetike e grave është një biznes që reflekton nënshtrimin e tyre ndaj burrave në shoqëri. Pra, nuk mund të shkosh paradite tek kirurgu për ta bërë më të bukur fytyrën dhe pasdite të bësh thirrje për barazinë gjinore dhe emancipimin e grave. Këto dy gjëra janë në kundërshtim me njëra tjetrën”

“ Naomi Ëolf, njëra nga mendimtaret më të rëndësishme të feminizmit e shpjegon shumë mirë këtë në librin e saj  “Miti i Bukurisë: Si Përdoren Imazhet e Bukurisë Kundër Grave”. Barazia gjinore nuk arrihet me kirurgji estetike të fytyrës, por me luftë politike për t’i ndryshuar ligjet e shtetit dhe normat sociale që reflektojnë mentalitetet patriarkale dhe maskiliste” – e përfundon deklarimin e tij Latifi.

Most Popular