E premte, 18 Qershor, 2021

“Ozil më shumë mundësi në janar transferohet të Fenerbahce”

Mesfushori Mesut Ozil, më shumë mundësi do largohet nga Arsenali dhe t’i bashkohet klubit turk Fenerbahce.

Gjermani është përjashtuar nga skuadra e parë në Premierligë dhe Liga e Evropës, derisa klubi anglez i ka kërkuar të largohet, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, pjesëtari i Fenerbahces Murat Zorlu beson se 90 përqind ka mundësi që Ozil t’iu bashkohet në afatin e janarit.

“Një burim afër klubit më ka thënë se Mesut Ozil do bëhet lojtar i Fenerbahces në afatin e ri veror”.

“Mund të them se 90 përqind ka gjasa që ai të na bashkohet muajin e ardhshëm”, deklaroi ai.

Mbetet të shihet nëse do realizohet ky transferim muajin e ardhshëm.