Home Fun Zhytësit zbulojnë një veturë legjendare naziste në Detin Baltik

Zhytësit zbulojnë një veturë legjendare naziste në Detin Baltik

Zhytësit gjermanë të cilët kohët e fundit gjetën një makinë shkrimi në Detin Baltik, e përdorur nga nazistët për të dërguar mesazhe të koduara gjatë Luftës së Dytë Botërore, e dorëzuan zbulimin e tyre të rrallë një muzeu për restaurim të premten.

Makina legjendare e kodit u zbulua muajin e kaluar gjatë një kërkimi për rrjetat e braktisura të peshkimit në Gjirin e Gelting në Gjermaninë Verilindore, nga zhytësit në detyrë për grupin mjedisor WWF.

“Një koleg i yni hyri në ujë dhe tha se atje ka një rrjet me një makinë shkrimi të vjetër në të”, i tha agjencisë së lajmeve DPA Florian Huber, zhytësi kryesor.

Ekipi shpejt e kuptoi se ata kishin rastisur në një artefakt historik dhe lajmëruan menjëherë autoritetet.

Ulf Ickerodt, kreu i zyrës arkeologjike të shtetit në rajonin Schleswig-Holstein të Gjermanisë, tha që makineria do të restaurohet nga ekspertët në muzeun e shtetit të arkeologjisë.

Procesi delikat, duke përfshirë një proces të detalizimit të plotë pas shtatë dekadash në shtratin e detit Baltik, “do të zgjasë rreth një vit”, tha ai. Pas kësaj,makina e shkrimit e quajtur Enigma do të shfaqet në muze.

Historiani i marinës Jann Witt nga Shoqata Detare Gjermane i tha DPA-së se ai beson se makina, e cila ka tre rrotullues, u hodh nga një anije luftarake gjermane në ditët e fundit të luftës.

Kjo është më pak e mundshme që ajo të vinte nga një nëndetëse, tha ai, sepse anijet e Adolf Hitlerit përdorën makinat më komplekse me katër rotor. 

Most Popular