Home Rajoni TV Aeroplanët që bëjnë të bjerë shi papritur, shikoni si funksionon

Aeroplanët që bëjnë të bjerë shi papritur, shikoni si funksionon

CNN ka publikuar një video që tregon atë e cila konsiderohet “mbjellje” e reve nga avioni, dhe më pas bie shi.

Kjo teknikë synon të ndryshojë sasinë dhe llojin e reshjeve përmes shpërndarjes në retë e substancave kimike që veprojnë si bërthama kondensimi për të nxitur reshjet.

Substancat më të përdorura janë joduri i argjendit dhe akulli i thatë (dioksid karboni i ngrirë). Teknika nuk është aspak e re: midis marsit 1967 dhe korrikut 1972 ushtria amerikane, gjatë operacionit Popeye, mbarësoi Vietnamin e Veriut me argjend të jodizuar, dhe konkretisht Gjurmën Ho Chi Minh, në mënyrë që të zgjaste sezonin e musoneve.

Pas këtij operacioni, sezoni i shirave u zgjat midis 30 dhe 45 ditësh.

Most Popular