Home Sport Drita shkatërron Drenicen, Prishtina tregon dhëmbët në Gjilan

Drita shkatërron Drenicen, Prishtina tregon dhëmbët në Gjilan

Prishtina është treguar më e fortë se sa Gjilani në ndeshjen e sotme. E ka mposhtur 3-0 në stadiumin e vet.

Ylber Kastrati shënoi në portën e tij për t’i dhënë epërsinë skuadrës së Prishtinës.

Golin e dytë për Prishtinën e shënoi Leotrim Kryeziu në minutën e fundit të pjesës së parë. Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Lilaj që shënoi nga penalltia në minutën e 86-të të ndeshjes.

Drita ka shënuar fitore në udhëtim te Drenica me rezultat 0-3 në ndeshjen e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës. Golat për Intelektualët i shënuan Ajzeraj (45+2), Gerbeshi (49’) dhe Haxhimusa në minutën e 90-të.

Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ka mposhtur Besën me rezultat 3-0. Golat për Niklin i shënuan Maliqi në minutën e nëntë, Malaj në minutën e 45+1 dhe Simonovski në minutën e 88-të.

Most Popular