Home Qendrore Reagon ashpër Jashari: Si ka mundësi krejt politikanët tjerë të jenë më...

Reagon ashpër Jashari: Si ka mundësi krejt politikanët tjerë të jenë më të mirë se djali i Hamëz Jasharit

Kryetari i Komunes se Skënderajt, Bekim Jashari ka folur pas kritikave që pranoi në rrjetet sociale.

Fyerjet që i janë bërë për shkak të disa deklaratave të tij, e kanë prekur mjaft shumë.

“Unë nuk e di çfarë ju ka bërë juve Bekimi, gjeni një fakt që i kam bërë diçka të keqe dikujt, po nuk ka. Si ka mundësi krejt këta politikan të tjerë të jenë më të mirë se sa djali i Hamëz Jasharit, unë që kam ardhur në këtë pozitë edhe pa dëshirën time, jam i lënduar nga populli im, populli për të cilin familja ime ka dhënë jetën”, ka thënë Jashari në kanal10.

Bekim Jashari është në krye të Skënderajt nga zgjedhjet e fundit komunale, derisa më herët kjo komunë është udhëhequr nga Sami Lushtaku.

Most Popular