Saturday, September 25, 2021

Katër luanë në kopshtin zoologjik rezultojnë me koronavirus

Katër luanë në Kopshtin Zoologjik të Barcelonës në Spanjë kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.

Tre femra me emrin Zala, Nima dhe Run Run dhe një mashkull i quajtur Kiumbe u testuan pozitiv pasi shfaqën simptoma të lehta të virusit.

Autoritetet njoftuan po ashtu se dy anëtarë të stafit gjithashtu dolën pozitivë ndërsa një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar si u infektuan kafshët, por mendohet se ato mund të kenë qenë në kontakt me një anëtar të stafit asimptomatik.

Kafshët po trajtohen me ilaçe anti-inflamatore dhe po monitorohen nga afër.

“Luanëve iu dha kujdes veterinar, e ngjashme me atë që iu jepet kur kanë një gjendje gripale dhe ata reaguan mirë,” thanë kujdestarët në një deklaratë.

Ky rast vjen pas tij të një kopshti zoologjik Bronx në SHBA, ku u regjistrua dhe rasti i parë i njohur në muajin prill kur katër tigra dhe tre luanë dolën pozitivë për koronavirus.

Veterinerët sqarojnë se rreziku i infektimit midis kafshëve të kopshtit zoologjik dhe vizitorëve, ndërkohë, është i ulët për shkak të mungesës së afërsisë.