Home Lajme Një lokal bastiset në Skënderaj, në të organizoheshin fshehtas lojëra fati

Një lokal bastiset në Skënderaj, në të organizoheshin fshehtas lojëra fati

Skënderaj në rrugën “Ilaz Kodra”, është bastisur një lokal, ku dyshohej se po zhvilloheshin lojëra fati.

Pas kontrollit të policisë, janë konfiskuar 7 aparatë për lojëra fati, dy kompjuter, tre televizor, një printer dhe 830 euro.

“Rr.Ilaz Kodra Skenderaj, 08.12.2020-17:10.Raportohet se është bastisur një lokal me dyshimin e bazuar se po zhvillohej lojëra fati, ku gjatë kontrollit janë takuar 5 dëshmitarë  meshkuj  kosovarë  ndërsa pronari nuk është takuar. Njësiti i hetuesisë ka konfiskuar: 7 aparat për lojëra  fati, dy kompjuter, tre televizor, një printer dhe 830 euro.  Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton Policia e Kosovës.

Most Popular