Home Sport Sonte po na presin super ndeshje në Ligën e Kampionëve

Sonte po na presin super ndeshje në Ligën e Kampionëve

Sonte (e mërkurë) do zhvillohen nëntë sfida interesante në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve.

Mes tyre do zhvillohet edhe PSG-ja me Basaksehirin që dje u suspendua shkaku që arbitri i katër u tregua racist dhe dy ekipet u larguan nga fusha.

Ndeshje tejet interesante është mes Real Madridit dhe Borussia Monchengladbach, meqenëse fituesi do siguronte kualifikimin në raundin tjetër.

Ndërsa, Interi gjithashtu shpreson për kualifikim dhe i duhet vetëm fitorja derisa duhet që Reali dhe Monchengladbach të mos ndajnë pikët.

Derbi interesant është mes RB Salzburgut dhe Atletico Madridit dhe cila skuadër të fitojë kualifikimin, derisa “Los Rijoblancos” edhe me barazim kualifikohen.

CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE

E mërkurë, më 9 dhjetor, ora 18:55
Ajax-Atalanta
Midtjylland-Liverpool
Paris SG-Basaksehir (rinis nga minuta e 22-të)

E mërkurë, më 9 dhjetor, ora 21:00
Bayern Munich-Lokomotiv Moscow
Salzburg-Atl. Madrid
Manchester City-Marseille
Olympiacos Piraeus-Porto
Inter-Shakhtar Donetsk
Real Madrid-B. Monchengladbach

Most Popular