Home Sport Ylli i Dortmundit në histori, thyen rekordin e Babayaros

Ylli i Dortmundit në histori, thyen rekordin e Babayaros

Youssoufa Moukoko i Borussia Dortmundit ka thyer rekordin e Céléstine Babayaro si lojtari më i ri në historinë e UEFA Champions League. Talenti i verdhezinjve u aktivizua në minutën e 58-të në fitoren 1-2 ndaj Zeniti kur ishte vetëm vetëm 16 vjeç 18 ditë.

Adoleshenti premtues e nisi futbollin tek akademia e St Paulit dhe iu bashkua Dortmundit në vitin 2016 dhe në moshën 13-vjeçare luajti për U-17 e një vit më vonë për U-19. Në janar 2020, kur pak pasi kishte festuar 15-vjetorin, iu bashkua në stërvitje ekipit të parë të Dortmundit dhe më 21 nëntor, një ditë pas ditëlindjes së tij të 16-të, Moukoko u bë lojtari më i ri i aktivizuar në Bundesligë kur u fut si zëvendësuar në ndeshjen kundër Herthas. Pak më shumë se dy javë më vonë, pasi ishte ulur në stol për dy ndeshje të UEFA Champions League, debutoi në Champions.

Céléstine Babayaro, i cili mbante rekordin si lojtari më i ri i aktivizuar në Champions, ishte 16 vjeç e 87 ditë kur u hodh në fushë më 23 nëntor 1994 në ndeshjen Steaua – Anderlecht 1-1. Lojtari i tretë më i ri i aktivizuar në kompeticion europian është Rayan Cherki. Ishte 16 vjeç e 102 ditë kur zbriti në fushë në Zenit-Lyon 2-0, më 27 nëntor 2019.

Most Popular