Home Fun Çfarë mendojnë macet për ne? Mund të habiteni nga përgjigja

Çfarë mendojnë macet për ne? Mund të habiteni nga përgjigja

Ndryshe prej qenve, macet na trajtojnë si të llojit të vet.

Macet janë bërë kafshë shtëpiake rreth 10 mijë vite më parë. Sot më shumë se 370 milionë mace janë kafshë shtëpiake rreth botës, shkruan “NationalGeographic”.

Por, ka shumë që ne nuk kuptojmë rreth maceve, edhe nëse kemi një në shtëpi, transmeton lajmi.net.

John Bradshaw, eksperti i sjelljeve të maceve në universitetin e Bristol dhe gjithashtu autori i librit “Cat Sense” na ka dhënë disa përgjigje rreth pyetjeve më të shpeshta që mund të keni në lidhje me macet.

Pse nuk na kuptojnë macet në mënyrën e njëjtë si qentë?

Kjo ka të bëjë se qentë na shohin si qenie tjetër, dhe e kuptojnë se jemi ndryshe. Sapo të shohin pronarin ata sillen ndryshe, dhe mënyra se si ata luajnë me njerëzit është ndryshe prej asaj që bëjnë me qentë e tjerë.

Kurse macet, ato socializohen ndryshe me njerëzit sepse sigurisht e kuptojnë që s’jemi të njëjtë, por ato nuk përshtaten me njerëzit në mënyrën që përshtaten qentë, pra vazhdojnë të sillen si mace!

Mënyra se si ato na rrokullisen nëpër këmbë dhe përkëdhelen, është e njëjtë si me macet e tjera, transmeton lajmi.net.

A është e vërtetë se ato na shohin si mace, por më të mëdhenj dhe budallenj?

Jo. Ato sillen me ne sikur të ishim mace, por ato e kuptojnë se ne nuk jemi mace dhe se jemi shumë më të ngathtë se ato.

Pra ato nuk na shohin si budallenj, sepse macet nuk tregojnë dashuri për macet që janë inferiore ndaj tyre.

A mund të zbulojmë se çfarë mendojnë macet për ne?

Duhet edhe shumë kërkime dhe studime në mënyrë që të kuptojmë se si na shohin.

A ndjenjë macet stres dhe ankth?

Po, macet janë shumë më të ndjeshme se sa që duken. Në mungesë të vëmendjes të pronarit të tyre, macet stresohen dhe mërziten edhe nëse ju nuk e dalloni, transmeton lajmi.net.

Macet zakonisht nuk janë shumë miqësore mes vete dhe ato bëjnë përjashtim për njerëzit duke u afruar me ta, prandaj stresi është prezent kur ne nuk iu japim vëmendje. Ato mund edhe të sëmuren nga stresi.

Pse mjaullijnë macet?

Macet kanë zhvilluar të mjaulliturën si mënyrë për të komunikuar me njerëzit, sepse ato nuk mjaullijnë mes vete. Ato komunikojnë më shumë me gjuhë fizike dhe vizuale, por ato na “flasin” që të na e tërheqin vëmendjen.

Ato e kuptojnë se si reagon njeriu ndaj tingujve të ndryshëm, prandaj ajo mjaullijnë ndryshe për kërkesa të ndryshme, transmeton lajmi.net.

Pse macet e trajtojë një anëtarë në familje më ndryshe?

Sepse ato kanë mësuar se kush do të bëjë më shumë për to. Pra nëse macja juaj kërkon ushqim në 4 të mëngjesit, ato e dinë se cili anëtarë i familjes do të zgjohet ti ushqej.

Pse macet na fërkojnë kokën e tyre në trupin tonë?

Ai është veprim që e bëjnë macet ndaj nënës së tyre, pra është mënyra se si ato na tregojnë se na duan dhe na shohin si prind.

A mund të trajnoni macen?

Po, macet shpesh mësojnë të bëjë atë që nuk duhet, prandaj edhe duhet ti trajnojmë. Një nga strategjitë më të mira për të trajnuar macen që të mos hip diku ku nuk duhet, p.sh. mbi tavolinë, përdorni pistoletë me ujë për ta lagur.

Por macja nuk duhet ta kuptoj kurrsesi se ju po e bëni sepse macet nuk falin kurrë.

Most Popular