Home Sport Liga e Kampionëve: Ja 16 ekipet e kualifikuara për në fazën e...

Liga e Kampionëve: Ja 16 ekipet e kualifikuara për në fazën e 1/8

as gjashtë javëve të luajtura në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ne i dimë tashmë emrat e gjashtëmbëdhjetë ekipeve që u kualifikuan në 1/8 e këtij kompeticioni.

Në grupin e ferrit, ku bënte pjesë Borussia Mönchengladbach, Shakhtar Donetsk, Real Madrid dhe Inter, ishin madrilentë që siguruan vendin e parë, ndërsa gjermanët përfunduan në vendin e dytë.

Skuadrat e tjera që siguruan vendet e para në fazën e grupeve janë, Bayern Mynih, Manchester City, Liverpool, Paris Saint-Germain, Chelsea, Borussia Dortmund dhe Juventus.

Ndërsa ekipet që përfunduan në vendin e dytë janë Atletico Madrid, Leipzig, Porto, Atalanta, Sevilla,Lazio dhe Barcelona.

 Shorti do të hidhet të hënën në 14 dhjetor në mesditë.

Të kualifikuar

Të parat në grupe:

Bayern Mynih (Gjermani)

Real Madrid (Spanjë)

Manchester City (Angli)

Liverpool (Angli)

Chelsea (Angli)

Borussia Dortmund (Gjermani)

Juventus (Itali)

Paris Saint-Germain (Francë)

Të dytat në grupe:

Atletico Madrid (Spanjë)

Borussia Monchengladbach (Gjermani)

Porto (Portugali)

Atalanta (Itali)

Sevilla FC (Spanjë)

Lazio (Itali)

Barcelona (Spanjë)

Leipzig (Gjermani)

Most Popular