Wednesday, October 20, 2021

Një supervullkan mund të jetë i fshehur në Alaskë

Një supervullkan mund të jetë i fshehur në Alaskë. Kështu thotë një studim i prezantuar nga John Power, i Observatorit të Vullkaneve të Alaskës dhe i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Sipas tij, të dhënat tregojnë për bashkimin e shumë vullkaneve të vogla në një të madh.

“Nëse konfirmohet studimi, ky do të ishte supervullkani i parë në ishujt Aleutiane që fshihet poshtë ujit. Duhet një studim më i thelluar i vullkaneve në këto ishuj dhe duhen më shumë të dhëna sizmike nga aty. Zbulimi i këtij vullkani potencial do të na ndihmojë që të kuptojmë se çfarë na pret dhe të kuptojmë se nga çfarë po rrezikohemi”, u shpreh Power.