Home Lajme Skandaloze: Rrahje masive, pas konfliktit mes rektorit dhe profesorëve të Universitetit të...

Skandaloze: Rrahje masive, pas konfliktit mes rektorit dhe profesorëve të Universitetit të Mitrovicës

Në vendet normale profesorët universitar janë shembull për shoqërinë në përgjithësi, por që këtë shembull nuk po e ndjekin profesorët dhe drejtuesit e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.

Veriu.info mëson se rrahja e mbrëmshme ka shpërthyer pas konfliktit verbal në mes të profesorit Fitim Zeqiri dhe rektorit Alush Musaj në restorantin “Rinia” në lagjen Ilirida në Mitrovicë.

Si pasojë e konfliktit verbal ka shpërthyer rrahje masive mes të pranishmëve, ku lëndime trupore ka pësuar anëtari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Mitrovicës, Musa Dibrani, i cili ishte në shoqëri të rektorit.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se pas rrahjes masive në vend të ngjarjes ka intervenuar edhe policia, ku i ka dërguar disa të përfshirë për intervistim.

Po ashtu në vend të ngjarje ka shkuar edhe autoambulanca, ku më pas i është ofruar ndihmë mjekësore Musa Dibranit për shkak të lëndimeve të marra.

Most Popular