Monday, September 20, 2021

Detaje se si u sulmua Policia e Kosovës mbrëmë në Zubin Potok

Policia e Kosovës është sulmuar nga disa qytetarë në Zubin Potok, shkruan GazetaBlic.

Sipas raportit, Policia ka hasur në rezistencë nga qytetarët pas ndjekjes së një kamioni, i cili kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.

“Zubin Potok (NN) 10.12.2020-17:26. Është raportuar se disa qytetar i kanë penguar zyrtarët policor derisa ishin në ndjekje të një kamioni i cili dyshohet kishte kaluar kufirin ilegalisht Serbi- Kosovë ndërsa një person tjetër i dyshuar i panjohur me veturën e tij e ka goditur veturën zyrtar e të PK-së. Nuk raportohet për lëndime në njerëz dhe as të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar PK.