Home Sport Ramos gati të largohet nga Reali për t’u transferuar në PL

Ramos gati të largohet nga Reali për t’u transferuar në PL

Sergio Ramos – Real Madrid, një aventurë që po shkon drejt fundit.

Mbrojtësi spanjoll do të mbetet pa kontratë verën e ardhshme te Real Madrid, dhe raportet në Spanjë thonë se ofertat nga Anglia dhe Italia nënkuptojnë se ai do të largohet nga ‘Los Blacos’ në gjashtë muajt e ardhshëm.

Bisedimet mes mbrojtësit dhe skuadrës së Real Madrid janë duke vazhduar, por deri më tani nuk kanë sjellë ndonjë rezultat, dhe nga muaji tjetër ai do të jetë i lirë të negociojë me skuadrat tjera.

Radioja spanjolle ‘Onda Cero’ raporton se Ramos tani po mendon të largohet, ai ka një ofertë nga Premierligë nëse dëshiron të transferohet në Angli.

Most Popular