Monday, September 27, 2021

Restoranti kolumbian ofron hamburger të mbuluar me ar

Restoranti kolumbian Toro McCoy në menunë e ushqimeve ofron një pjesë të re të luksit, respektivisht një hamburger që së bashku me përbërësit e tij plotësohet me një mbulesë të ngrënshme prej ari 24 karatësh.

Një restorant kolumbian në kryeqytetin Bogota në menunë e ushqimeve ka shtuar diçka të çuditshme për të tërhequr më shumë drekues gjatë të ashtuquajturës normale e re, duke ofruar një hamburger të artë për mysafirët.

Restoranti kolumbian Toro McCoy, i cili ka dy degë, së pari në qytetin Bucaramanga pastaj edhe në kryeqytetin Bogota, në menunë e ushqimeve ofron një pjesë të re të luksit, respektivisht një hamburger që së bashku me përbërësit e tij plotësohet me një mbulesë të ngrënshme prej ari 24 karatësh.

Grupi i kuzhinierëve nga dega e restorantit në Bogota për AA treguan procesin e përgatitjes së hamburgerit të artë, ku përdoren pesë fletë ari të importuara nga SHBA-të. Secila fletë ka një trashësi prej 0.0015 milimetra, megjithatë procesi i vendosjes së arit është shumë më komplekse sesa duket.

Hamburgeri i artë kushton 200 mijë pesos (rreth 47 euro).

Ky restorant përqendrohet në ofrimin e përvojave të ndryshme gastronomike për darkat, ndërsa me hamburgerin e artë restoranti ka shtuar një opsion tjetër.

Pasi restoranti kishte vendosur për ta ofruar këtë produkt, kuzhinierëve iu desh të zgjidhnin përbërësit. Ata provuan kombinime të ndryshme dhe vendosën në recetë për ato me aromë më të shijshme./aa