Home Lajme Gecaj: Vjosa Osmanin do ta mallkojë buka e LDK-së

Gecaj: Vjosa Osmanin do ta mallkojë buka e LDK-së

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka kritikuar ashpër u.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Gecaj ka thënë se Osmani ka abuzuar pamoralshëm me vullnetin e të gjitha strukturave të LDK-së, dhe sipas tij, ajo ka shkelur besimin e 163 mijë votuesve të LDK-së.

“Gjatë gjithë periudhës së qeverisjes Haradinaj, LDK udhëhiqte në çdo sondazh nga 5 deri në 10 {325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} mbi LVV-në. Megjithatë, në zgjedhje ne dolëm të dytit, pasi që Vjosa, si para, gjatë, ashtu dhe pas zgjedhjeve, kishte hyrë thellë në agjendën e LVV-së dhe sillej e vazhdon të sillet si një KOPJE e dobët e Albin Kurtit. LDK dallon rrënjësisht në platformë, në thelb, në frymë, në parime e në ide nga LVV, prandaj edhe votuesit i japën më shumë votë origjinalit Albin se sa kopjes Vjosa. Gjithashtu, shikuar në përqindje, LDK kishte rënie në dallim me zgjedhjet paraprake, prandaj Vjosa nuk i solli fitore askujt tjetër pos vetes dhe patronit te saj Al-Bin autokratit”, thuhet në reagimin e Gecajt.

Për më shumë, reagimi i plotë:

“Është fatkeqësi që në skenën tonë politike tanimë janë etabluar vrasës, kriminelë, hajna, psikopatë, mashtrues e maskarenj, por edhe individë të pandërgjegjshëm, të pandershëm, të pabesë e bukëpërmbysës si Vjosa Osmani. Vjosa është një hipokrite, egoiste, manipulante, fund e krye falso dhe, mbi të gjitha, një person që për interesin e sajë është në gjendje “të ecë mbi kokat e njerëzve”, mu ashtu siç manipuloi mbrëmë aq pandershëm edhe me mikun e shqiptarëve William Walker.

Egoja e saj e sëmurë ndoshta edhe e beson se ajo është vetë LDK-ja, por unë vazhdoi të qëndroi konsekuent në mendimin tim të kamotshëm se bash askush nuk e ka dëmtuar viteve të fundit LDK-në më shumë se Vjosa Osmani, edhe pse, dorën në zemër, me fajin e individëve e strukturave të partisë, të cilat në vazhdimësi i lejuan apo i krijuan hapësirë për të manipuluar me destruktivitetin e saj. E rrjedhimisht, me këto veprime, ajo ka dëmtuar seriozisht edhe vetë shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Në mesin e një mali të këqijave që na i solli, po i përmendi vetëm ato më domethënëse: rrëzimi i një presidenti të LDK-së, me këshillat e saja joprofesionale; ishte kundër dy qeverive të vetme të LDK-së së pasluftës; punoi fuqishëm për rrëzimin e Qeverisë Mustafa; dhe tani po e bën të pamundurën për të rrëzuar edhe Qeverinë Hoti.

Vjosa Osmani, e cila është personi i pestë në historinë 31 vjeçare të LDK-së të cilës i japëm privilegjin të udhëheqë listën tonë, abuzoi pamoralshëm dhe pabesisht me vullnetin e të gjitha strukturave të LDK-së, por edhe shkeli mbi besimin e 163 mijë votuesve të LDK-së, të cilët BESUAN se po i jepnin votë LDK-së e jo LVV-së. Secili nga këta 163 mijë votues të LDK-së janë dhjetëfish më të mirë e më të ndërgjegjshëm se Vjosa, ndërsa ajo, derisa i tradhton ata e pa ta, është vetëm një hiq i madh.

Gjatë gjithë periudhës së qeverisjes Haradinaj, LDK udhëhiqte në çdo sondazh nga 5 deri në 10 {325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} mbi LVV-në. Megjithatë, në zgjedhje ne dolëm të dytit, pasi që Vjosa, si para, gjatë, ashtu dhe pas zgjedhjeve, kishte hyrë thellë në agjendën e LVV-së dhe sillej e vazhdon të sillet si një KOPJE e dobët e Albin Kurtit. LDK dallon rrënjësisht në platformë, në thelb, në frymë, në parime e në ide nga LVV, prandaj edhe votuesit i japën më shumë votë origjinalit Albin se sa kopjes Vjosa. Gjithashtu, shikuar në përqindje, LDK kishte rënie në dallim me zgjedhjet paraprake, prandaj Vjosa nuk i solli fitore askujt tjetër pos vetes dhe patronit te saj Al-Bin autokratit.

Nëse nuk vetëdijesohemi dhe nuk mobilizohemi si kurrë më parë, edhe në zgjedhjet e radhës fryma plëngprishëse e Vjosa Osmanit do të vazhdoi të na dëmtoi, sepse ky është dhe ka qenë çdoherë qëllimi dhe misioni i vërtetë i saj. Vjosa Osmani është ngritë politikisht kryesisht duke e dëmtuar partinë e vet, mu si ai paraziti i cili “ … jeton mbi apo brenda organizmit bartës dhe që ushqehet nga apo në dëm të atij organizmi”!

Mos ti japin luksin e vazhdimit të kësaj tradite të mbrapsht dhe të pandershme të sajë. Populli thotë se “nuk ka njeri më të keq se bukë-përmbysësi”, prandaj të shpresojmë dhe të punojmë shumë që Vjosën politikisht ta mallkoi buka, bekimi dhe besimi ynë. Në veçanti të punojnë dhe ta ngrisin zërin ata të cilët këmbëngulën disa herë në avancimin e brendshëm të sajë. Ligështinë e saj transparente e bëjmë duke ngritur zërin, e jo duke u strukë në brendinë e rehatisë së pozitave e funksioneve të dhuruara nga votuesi LDK-ist.

P.S. Më sugjerojnë disa se nuk do të duhej të merrem me te fare, por, me sinqeritetin më të madh, unë e besoi dhe i qëndroi prapa secilës fjalë që e them për të”. 

Most Popular