Monday, September 27, 2021

Një tjetër njoftim i rëndësishëm Trusti

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka publikuar statistikat e fundit rreth aplikimi për tërheqjen e 10 përqind të kursimeve në dy ditët e para të aplikimit.

Në faqen e tyre zyrtare në Facebook janë publikuar të dhënat sipas të cilave janë kategorizuar aplikuesit në bazë të shumës që do të tërheqin nga kursimet e tyre në Trust.

Sipas FKPK-së, 5 mijë e 779 persona do të marrin nga kursimet deri në 10 euro.

33 mijë e 361 aplikues do të marrin nga 11 deri në 50 euro nga Trusti.

32 mijë e 614 persona do të tërheqin nga 51 deri në 100 euro.

44 mijë e 315 persona do të marrin nga 101 deri në 200 euro.

63 mijë e 964 persona do të marrin nga 201 deri në 500 euro.

51 mijë e 760 persona do të marrin nga 501 deri në 1 mijë euro.

29 mijë e 10 persona do të marrin nga 1 mijë e 1 deri në 2 mijë euro.

6 mijë e 925 persona do të marrin nga 2 mijë e 1 deri në 4 mijë euro.

Ndërsa 1 mijë e 318 persona do të marrin mbi 4 mijë euro nga kursimet e tyre në Trust.