Thursday, September 23, 2021

Joao Felix mund të transferohet në Serie A, zbulohet plani

Sulmuesi i Atletico Madrid, Joao Felix, mund të jetë pranë largimit dhe destinacioni i mundshëm është Serie A.

Interi dhe Juventusi i kanë vënë sytë mesfushorit të Atletico Madridit Joao Felix – sipas Calcio Mercato.

21-vjeçari u transferua në “Wanda Metropolitano” për 126 milionë euro nga Benfica vitin e kaluar, por është zhgënjyer me rolin e tij në skuadrën e Diego Simeones javët e fundit, përcjell KosovaPress.

Interi nuk mund të përballojë një tarifë kaq të madhe për Felix, por mund të ofrojë Lautaro Martinezin në këmbim të portugezit, ndërsa Juve janë të gatshëm të përfshijnë Paulo Dybalan në çdo marrëveshje të mundshme. Si Martinez, ashtu edhe Dybala nuk janë të kënaqur me ecurinë e tyre deri më tani në Serie-A.