Saturday, September 25, 2021

Shpërthim në Leposaviq, sulmohet shtëpia e një polici të Kosovës

Një shpërthim është dëgjuar pak më herët në Leposaviq. IndeksOnline ka mësuar se cak i sulmit ka qenë shtëpia e një polici të Policisë së Kosovës.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veri, Besim Hoti.

Ai ka thënë se dyshohet se është hedhur një mjet shpërthyes në shtëpinë e pa banuar të një qytetari, i cili është polic, në Policinë Kufitare.

“Njësitet janë teren së bashku me njësitin e kriminalistikës  dhe hetuesit rajonal. Ata janë duke punuar intesivisht dhe janë duke bërë kryerën e vendshiqimit dhe proceduarat hetimore që do të ndiqen në vazhdim”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se pas këtij sulmi asnjë person nuk është lënduar, për shkak se në shtëpinë që është sulmuar nuk ka qenë duke banuar askush. Pasi këtij sulmi janë shkaktuar dëme materiale, që për momentin nuk dihet vlera.