E martë, 22 Qershor, 2021

Angazhim maksimal për përsonat me aftësi të kufizuara

Bekim Jashari së bashku më Xhafer Tahirin, përfaqësues të HENDIKOS- Vushtrri dhe HENDIKOS – Skenderaj dhe përfaqësues të Qendrës Kosovare për Vetë përkrahje, kan prezantuar një projekt shumë të rëndësishëm, në kuadër të bashkëpunimit nder komunal, mes dy komunave, shoqërisë civile dhe me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ky bashkëpunim ka filluar vitin e kaluar dhe sot po shënon rezultatet konkrete dhe tani është në fillim të zbatimit të projektit “Rritja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara përmes zbatimit të planit lokal të veprimit për punësimin e tyre në Skenderaj dhe Vushtrri”.

Përmes këtij projekti do të punësohën mbi 10-të persona me aftësi të kufizuara në komunën e Skenderajt dhe mbi 10-të në atë të Vushtrrisë. Përveç punësimit ky projekt përfshinë edhe trajnime për këtë kategori dhe përkrahje me grante për bizneset që punësojnë persona nga kjo kategori./Rajoni.net/