Home Qendrore Dyshohet se në Prizren është vrarë një polic bashkë me vajzën

Dyshohet se në Prizren është vrarë një polic bashkë me vajzën

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka konfirmuar se në Prizren janë gjetur të vdekur dy persona, dhe se njëri nga ta është zyrtar policor.

Shala ka treguar se tashmë Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Siç ka thënë Shala dyshohet se relacioni mes dy viktimave është babë dhe bijë.

“Ka ndodhur një rast tragjik, ku ne një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrare nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësite tjera relevante kane dalur ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, ka thënë Shala për Gazetën Express.

Most Popular