Saturday, October 16, 2021

Gjilani demolon’ KEK-un dhe kualifikohen në çerekfinale

Gjilani ka mposhtur KEK-un në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Kosovës.

Trajneri i ri i “Skifterave”, Bylbyl Sokoli e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën me klubin gjilanas duke triumfuar bindshëm me rezultat 5 – 0, shkruan lajmi.net.

Nikaç zhbllokoi rezultatin duke kaluar vendasit në epërsi për herë të parë në ndeshje (34′).

Pas vetëm tri minutave lojë, Useini dyfishojë rezultatin, me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Golin e tretë për Gjilanin e shënojë përsëri Nikaç, derisa Hajdari realizojë për 4 – 0 dhe fitoren e thellë prej 5 – 0 e vulosi Bushiç.

Me këtë fitore, Gjilani është kualifikuar në fazën tjetër të Kupës së Kosovës.