Home Sport Haaland: Asnjëherë nuk kam thënë që isha afër Juventusit

Haaland: Asnjëherë nuk kam thënë që isha afër Juventusit

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland është përgjigjur lidhur me spekulimet duke përfshirë kalimin të Juventusi.

Norvegjezi dje fitojë çmimin ‘Djaloshi i Artë’ pasi shënoi 33 gola në 32 ndeshje për “Verdhëzinjtë”, transmeton lajmi.net.

Por, Haaland e ka bërë të qartë se nuk ka biseduar për transferimin të Juventusi dhe që është i lumtur të Dortmundi.

“A isha afër Juventusit? Kjo është çfarë flasin mediat, por unë asnjëherë nuk e kam thënë”.

“Kam qenë të Borussia Dortmundi për një vit dhe jam i mirë dhe i lumtur”, përfundoi ai.

Sidoqoftë, top klubet evropiane vazhdojnë ta përcjellin Haalandin dhe janë duke provuar ta transferojnë në verën e ardhshme.

Most Popular