E mërkurë, 23 Qershor, 2021

Maldini godet në merkato, me një super mbrojtës

Një mbrojtës i nevojshëm, Maldini godet në merkato.

Maldini e ka të obligueshme blerjen e një qendër mbrojtësi të ri, pasi dëmtimit të Kjaer tashmë i është shtuar edhe e Gabbias.

Lista e Paolo Maldinit për këtë repart të fushës tashmë është gati pasi ka objektiva shumë të talentuar.

I pari është mbrojtësi turk i Schalkes, Ozan Kabak, i cili po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha në Europë dhe tashmë në treg ka kapur një vlerë prej 20 milionë eurosh.

Numri 2 mbetet Nikola Milenkovic i cili është një dëshirë e kahmotshme e Stefano Piolit pasi e njeh shumë mirë prej kohës kur ishte trajner i skuadrës së Fiorentinës.