Home Lajme Misteri i frikshëm që fshihet brenda Manastirit të Deçanit, ka të bëjë...

Misteri i frikshëm që fshihet brenda Manastirit të Deçanit, ka të bëjë me UFO

Rrëfimi për Krishtlindjet kishte nisur kur tre burra të mençur panë diçka të çuditshme në qiell dhe vendosën ta investigojnë.

Kushdo që e ka parë një UFO, lehtë mund ta ndërlidhte me atë që ata burra të mençur mund ta kenë menduar, dhe kjo është ajo çfarë i bën imazhet e këtyre pikturave kaq bindëse.

Është e lehtë të pyetesh pse artistët e para kaq shumë shekujsh duket të kenë qenë të obsesionuar me përfshirjen e këtyre objekteve në skenat që lidheshin me rrëfime për lindjen e vdekjen e Jezu Krishtit.

Shembulli i parë këtu është një mural ose freskë “Kryqëzimi” e vitit 1350, e realizuar nga një artist i panjohur, e që ndodhet në Manastirin e Daçanit në Kosovë.Image

Dy objekte me pamje të çuditshme me “pilotët” mund të shihen në qiell, në të dyja anët e Jezusit, shkruan Lee Speigel.

“Sado të çuditshme që mund të duken, detajet në seksionet e sipërme të anës së majtë dhe të djathtë në freskën në Kosovë, në sytë modern, ato, në fakt, u referohen diçkaje veçse familjare: Diellit dhe Hënës”, thotë Dennis Geronimus, profesor i asociuar i artit italian të Renesancës dhe udhëheqës i Departamentit të Historisë së Artit në Universitetin e Neë Yorkut.

“Gjëja e pazakonshme, për ndjesinë tonë, padyshim se qëndron te fakti se dy trupa qiellorë personifikohen nga dy figura të përkulura, duke prodhuar njëfarë efekti të tipit ‘njeriu në hënë’”, ka thënë Geronimus për “Huffington Post”, nëpërmjet e-mailit.

Most Popular