Tuesday, September 21, 2021

Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve

Superkompjuteri ka bërë një parashikim të ri pas hedhjes së shortit për 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Dje u hodh shorti për fazën e eliminimit direkt që ka pasur befasi dhe do jenë super përballje, përcjellë lajmi.net.

Duke u bazuar në short, sipas FiftyThirtyEight, skuadra e Pep Guardiolës mbetet favorit, derisa shanset e Bayern Munichut janë zbritur në 19 për qind.

Favoriti i tretë është Barcelona me 12 për qind, derisa Liverpool dhe Chelsea kanë nga 6 për qind, aq sa ka edhe Real Madridi.

Rivali i “Mbretërve”, Atletico ka 5 për qind, kurse Juventus, Dortmund dhe PSG kanë vetëm 4 për qind.

Leipzigu ka shanse 3 për qind, derisa 1 për qind shanse kanë Atalanta dhe Sevilla.

Ndërsa, në fund ndodhen Borussia Monchengladbach dhe Porto që sipas këtij parashikimi kanë më pak se 1 për qind.