Saturday, October 16, 2021

“Ata nuk flisnin me njëri-tjetri”, lojtari i Levantes zbulon kaosin te Barça

Barcelona u rikthye tek fitorja në fundjavë përballë Levantes, ndeshje të cilën katalanasit e fituan me rezultatin 1-0. Megjithatë situata nuk është aspak e mirë për skuadrën blaugrana, pasi lojtarët kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.

Sipas gazetës të Katalonjës, Diario SPORT, një lojtar i Levantes i cili preferoi të mbetej anonim u shpreh se në fushë futbollistët e Barcelonës nuk flisnin me njëri-tjetrin.

“Pas ndeshjes asnjë psherëtimë nuk u dëgjua nga dhoma e zhveshjes së tyre. Asnjë fjalë kënaqësie që na mposhtën ne…. ishte një situatë e çuditshme. Në fushë nuk komunikonin pothuajse fare”- mendohet të jetë shprehur lojtari Levantes.

Sipas gazetarit të kësaj medie, lojtarët nuk e kanë problemin individual, por nuk e ndjejnë shumë këtë fanellë. Kjo dhe për shkak të problemeve të shumë lojtarëve me Lionel Mesin, i cili pritet të largohet verën e ardhshme.