Home Qendrore Hoti: Masat e reja anti- Covid do të jenë gati të premten

Hoti: Masat e reja anti- Covid do të jenë gati të premten

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar sot rreth masave të reja anti-Covid që do të merren për festat e fundvitit.

Hoti pas takimit me përfaqësuesit të odave ekonomike, në një konferencë për media ka deklaruar se masat e reja po diskutohen tash e katër ditë.

“Ka nja 3-4 ditqë që jemi duke i diskutu, sot e bëmë këtë diskutim dhe do të vazhdojmë edhe sonte, shpresojmë se deri të premten të përmbyllim këtë diskutim”, ka deklaruar Hoti.

I pyetur se a do të ketë masa shtesë për diasporën, ashtu siç kanë vendosur shtetet tjera karshi Kosovës, ai tha se janë duke u diskutuar edhe këto masa.

“Jemi duke i diskutu në bazë të rekomandimeve ekspertëve, të organziatave ndërkombëtare dhe duke i pa përvojat e vendeve tjera. Nuk mund të them tash çfarë masa konkrete do të ketë edhe për qarkullim të qytetarëve edhe nga diaspora, por besoj që deri të premten i finalizojmë dhe i kryejmë konsultimet e nevojshme”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit.

Most Popular