HomeLajmeIdentifikohet: Militanti i VV-së pronar i medias që shpërndante “Fake News” e...

Identifikohet: Militanti i VV-së pronar i medias që shpërndante “Fake News” e propagandë të rëndë

Të shpeshta janë rastet kur qytetarëve u servohen lajme nga më të ndryshmet, por që në fakt janë lajme të rreme apo njohur ndryshe si ‘Fake News’.

Së fundi pati lajme të shumta ku shfaqej propaganda e ashpër sa i përket çështjeve të ndryshme politike në vend.

Një propagandë e tillë u bë edhe me lajme që kishin të bënin me ish-pjesëtarët e UÇK-së të cilët gjenden në Hagë,  si dhe për banerët e vendosur me mbishkrimin ‘Liria ka Emër’.

Njohësi i kibernetikës dhe rrjeteve sociale, Mentor Hoxhaj ka shpërndarë edhe një informacion që ka të bëjë me shpërndarjen e lajmeve të rreme të prodhuara në faqen ‘Ledion Media’.Ai tha se prapa kësaj faqe qëndron Lavdim Kamberi apo Lavdim Londra, transmeton lajmi.net.

Hoxhaj tha se do të bëhen publike emrat e personave të cilët prodhojnë dhe shpërndajnë ‘Fake News’ dhe të atyre që në mënyrë të organizuar sulmojnë institucionet edukativo-arsimore.

Kurse nëse shikohet profili i Lavdimi-t kuptohet qartë se i njëjti është përkrahës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje. I njëjti madje ka gjithë profilin të mbushur me fotografi të figurave kryesore të Vetëvendosjes.

Faqja e lartpërmendur shpesh herë mori edhe lajme të ndryshme nga mediat e shumta kosovare, duke i edituar ato dhe duke publikuar propagandë përmes tyre.

\

Most Popular