Home Sport Rivali i Fenerbahçes interesohet për Vedat Muriqin

Rivali i Fenerbahçes interesohet për Vedat Muriqin

Transferimi i Vedat Muriqit te Lazio u bë me bujë, pasi u konkretizua te një klub me emër dhe u ble nga Fenerbahçe për 17 milionë euro.

Pas disa dëmtimeve dhe paraqitjeve jo pozitive me bardhekaltrit, thuhet se Vedat Muriqi e ka të ardhmen larg kryeqytetit italian dhe përsëri në Turqi, më ekzaktësisht në Stamboll.

Sipas mediave turke, shtatlarti kosovar kërkohet nga Galatasaray, që së fundmi ka shfaqur interes për të.

Nuk ndihet ende çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit, por emri i tij qarkullon së fundmi nga klube të ndryshme.

Most Popular