Home Sport Shkëmbim, miliona dhe derbi: Ç’ndodh me “sherrxhiun” Papu Gomez

Shkëmbim, miliona dhe derbi: Ç’ndodh me “sherrxhiun” Papu Gomez

Papu Gomez është kthyer në një çështje tek Atalanta. Argjentinasi thuhet se ka pasur një konflikt me trajnerin Gian Piero Gasperini, me të cilin ka pasur edhe një takim së bashku me presidentin Antonio Percassi. Palët janë qetësuar për momentin, por ende ka qejfmbetje.

Në Itali ndërkohë vijojnë zërat e merkatos dhe pretendentët për ta transferuar Papu Gomez janë Milani dhe Interi. Në këtë derbi mund të triumfojnë zikaltrit, pasi kanë edhe një “kartë” që mendohet se do ta përdorin për kalimin e fantazistit në Milano.

Papu Gomez dëshiron të qëndrojë në Itali, madje afër Bergamos. Dy klubet e përmendura më lart e plotësojnë këtë kusht. Interi nga ana tjetër do t’i ofrojë Atalantës në këmbim një lojtar si Christian Eriksen, sikurse shkruan Corriere della Sera. Në fakt bëhet fjalë për një shkëmbim 6-mujor.

Danezi do të përshtatej tek Atalanta, që përdor një fantazist për të furnizuar me topa lojtarët e tij të sulmit. Gjithsesi ka edhe pengesa, madje nga ato të mëdhatë. Eriksen paguhet 7.5 milion euro në sezon tek Interi dhe në Bergamo një shifër të tillë as nuk e çojnë ndërmend ta ofrojnë. 

Most Popular