Home Lajme Bageri lënë pa valë telefonike Skenderajin

Bageri lënë pa valë telefonike Skenderajin

Dje rreth orës 14:00 një operator privat, gjatë disa punimeve në rrugën Skenderaj-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Klinë e Epërme, ka shkëputur një kabllo optike të Telekomit të Kosovës dhe si rrjedhojë ka lënë pa shërbime të internetit dhe të IPTV një pjesë të madhe të konsumatorëve tonë në qytetin e Skenderajt, transmeton rajoni.net.

Por jo vetëm kaq. Operatori që ka dëmtuar kabllon si shkak i pakujdesisë, ka lënë edhe pa rrjet të telefonisë mobile VALA gjithashtu një pjesë të madhe konsumatorëve tonë në këtë qytet. Për shkak të shkëputjes së kabllos optike 7 (shtatë) antena të telefonisë mobile janë jashtë sistemit.

“Dëmi i shkaktuar është shumë i madh si në aspektin financiar ashtu edhe në imazhin e Telekomit të Kosovës.Ekipet e tona kanë qenë në terren deri në këto momente, por për shkak të dëmit të madh nuk kanë arritur që ta sanojnë prishjen dhe t’i rikthejnë shërbimet e interentit dhe të telefonisë mobile.

I sigurojmë të gjithë konsumatorët që qysh të enjeten në mëngjes ekipet tona do të jenë në terren, për të sanuar dëmin dhe rikthyer shërbimet tona.Telekomi i Kosovës u kërkon falje dhe mirëkuptim gjithë konsumatorëve të afektuar nga ky dëm i shkaktuar nga pakujdesia e një operatori privat”, thuhet ne njoftimin e Vales./Rajoni.net/

Most Popular