Tuesday, October 26, 2021

Një “ujvarë” u shfaq papritmas mbi një rrugë në Australi

Një “ujvarë” e furishme u shfaq mbi rrugë në veri të Uellsit të Ri Jugor në Australi. Rruma e fuqishme e ujit nga mali Dorrigo është rezultat i shirave të mëdha në rajon, të cilat nuk janë ndalur për disa ditë, shkruan abcnews.al.

Disa rrugë në këtë zonë duhej të bllokoheshin ndërsa meteorologët kanë paralajmëruar përmbytje të mundshme.

Ndërkohë, në Queensland për shkak të stuhive dhe erërave të forta, plazhet dukeshin shumë ndryshe nga çdo herë tjetër.