Tuesday, October 26, 2021

Përfundojnë ndeshjet e kupës, këto janë skuadrat që kualifikohen tutje

Janë mbyllur para pak çastesh ndeshjet e kupës së Kosovës.

Pesë skuadrat e fundit kanë siguruar kualifikimin tutje, për t’i kompletuar emrat e 16 ekipeve që do të luajnë në fazën e ardhshme, përcjell GazetaBlic.

Të gjitha skuadrat e Superligës kanë arritur të shënojnë fitore, duke mos lejuar befasi nga ato të një e më shumë divisioneve më poshtë.

Drita, Trepça’89, Drenica, Feronikeli e Arbëria janë kualifikuar, pas fitoreve ndaj Trepçës’, respektivisht Vëllaznimit, Vushtrrisë, Prizrenit e Ramiz Sadikut.

Drita 2–1 Trepça

Vëllaznimi 1–3 Trepça ’89

Vushtrria 0–1 Drenica

Prizreni 0–4 Feronikeli

Ramiz Sadiku 1–2 Arbëria