Home Uncategorized Pse gënjejnë femrat gjatë seksit?

Pse gënjejnë femrat gjatë seksit?

Wë femrat shpesh shtiren për orgazmën dihet, por kjo është arsyeja më e shpeshtë pse ndodh.

Gjithmonë ka ekzistuar mendimi se gratë shtiren rreth orgazmës vetëm për të kënaqur të dashurit në shtrat, shkruan “Living”.

Por, tani një studim i ri tregon se gratë mund të shtiren për orgazmat për një arsye tjetër, vetëm që seksi të përfundojë sa më shpejt, transmeton lajmi.net.

Studimi, i cili është prezantuar në British Psychological Society, ka pyetur gra të moshave 19 deri 28 vjet rreth përvojave të tyre për aktrimin e orgazmës në shtrat.

Ato i kishin klasifikuar eksperiencat e tyre si “seks i keq” dhe këto kanë qenë momentet përgjatë të cilave ato kanë aktruar.

“Pjesëmarrëset e këtij studimi kanë treguar se aktrimi i orgazmës është një mënyrë për ti dhënë fund seksin të keq”,  shkruan Angela Chen për Gizmodo.

Pavarësisht se ky studim është i vogël, prapëseprapë i drejtohet një çështjeje të madhe kulturore me mënyrën se si ne e perceptojmë seksin.

Ne ende jetojmë në një kulturë apo epokë ku nëse një gruaje nuk është duke i pëlqyer seksi dhe dëshiron ta ndalojë, më mirë do të ndjehet nëse shtiret për orgazmën sesa ta bëjë partnerin e saj ta kuptojë këtë gjë. 

Most Popular